Vjosa Osmani: E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në Aspen Institute në Berlin, theksoi se e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me demokracinë dhe vlerat euroatlantike, raporton GazetaBlic.

Ajo u shpreh se Kosova ka përqafuar reformat si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik.

Osmani theksoi se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian mbetet një synim i palëkundur dhe një interes strategjik, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.