Vjosa Osmani dhe Donika Gervalla në Nju Jork, takohen me Presidentin Clinton

Nga Beqir SINA – New York City

Presidentja Osmani, Clintonit: Faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë

NEW YORK : Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, sot të Ejeten, në zyrën e tij në New York, Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, së bashku me ministren e jashtme znj. Donika Gërvalla – Schwarc, është takuar me mikun e madh të shqiptarve Presidentin Bill Clinton

Në këtë takim sipas fotografive të publikuara në Twitter, Presidenti Clinton, i dhurojë nje kolan me librat e tij dhe ish Sekretates se Shtetit Hillari Clinton Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në shenjë respekti për popullin e Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në SHBA është takuar sot me ish-presidentin amerikan Bill Clinton :

Osmani ka falënderuar Clinton për gjithçka çfarë ka bërë për popullin tonë.

“Të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë është pak. Presidenti Bill Clinton, faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter./B.Sina/