Vjosa në Llap pritet me çaj me limon

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani po vazhdon aktivitetet e saj duke u takuar me qytetarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Osmani sot ka vizituar komunën e Podujevës, ndërsa bashkë me kryetarin Shpejtim Bulliqi, nuk kanë lënë pa provuar çajin i cili konsumohet shumë në atë pjesë, transmeton Zeri.info.

Ajo ka publikuar një fotografi nga një çajtore në Podujevë, ku shihet bashkë me Bulliqin./Zëri