Vjeshta pritet të sjell ndotjen dhe vazhdimin e pandemisë

Vala e dytë e virusit korona pritet të ndodh në vjeshtë. Në këtë periudhe çdo herë ngritët edhe niveli i ndotjes së ajrit në vend. Ndërkohë, projektet e shtetit për të parandaluar ndotjen mbeten pezull për shkak të pandemisë, thonë ambientalistët. Problem të dyfishtë do të kenë të sëmurët kronik me frymëmarrjen. Nga Iniciativa “O2” kritikojnë institucionet për mos zbatimin e projekteve të tërësi.

U angazhuan për ndërrimin e ngrohjes në mënyrë ekologjike, por në objektet publike ku ne pamë se duhet të ndërrohet sistemi ngrohjes ende asgjë nuk është bërë. Ky është projekt i vogël krahas nevojës që ne kemi për të ulur ndotjen e ajrit dhe sa shumë institucione kemi – u shpreh Nevena Georgievska, Iniciativa “O2”.

Me rebalancin e buxhetit për shkak të pandemisë, Ministrisë së ekologjisë iu hoqën 209 milion denarë. Ministri Nuredini thotë se asnjë projekt nuk është ndërprerë pavarësisht shkurtimeve.

Sa i takon ndotjes së ajrit si më pyetët nuk do të ketë ndikim nga projektet tona sepse nuk jemi në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshirë në këtë. Ne kemi bërë disa shkurtime në stacionet e monitorimit. Aty buxheti na lejoi të bëjmë disa shkurtime. Ato shkurtime u bënë duke e pasur parasysh se të gjitha pjesët shtesë do të blihen dhe ndërrimi nuk do të jetë i nevojshëm – u shpreh Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë.

Për projektin e monitorimit të ajrit Ministrisë së Ekologjisë iu shkurtuan 290 mijë euro edhe gjatë ndarjes së buxhetit në fillim të vitit./Alsat