Vjedhje në ndërtesën e komunës së Haraçinës gjatë orës policore

Sekretari i komunës së Haraçinës dje ka njoftuar policinë se gjatë kohëzgjatjes së orës policore prej 80 orëve, ka ndodhur vjedhje në ndërtesën e komunës. Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në periudhën mes ditës së premte ora 16 (kur ka përfunduar orari i punës para fillimit të orës policore) dhe ditës së hënë në ora 8, kur ka filluar orari i punës pas mbarimit të orës policore.
Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë plotësuese do të verifikohet nëse diçka është plaçkitur dhe vlera e dëmit. Hajni apo hajnat në ndërtesën e komunës janë future duke përdorë forcë fizike.