“Vjedhje në kamion, depo dhe në spital”, arrestohen dy persona nga Shtipi

MPB bën të ditur se zyrtarët policorë nga SPB-Shtip kanë zbardhur 5 vjedhje të rënda të kryera në një kamion, depo, në spital modular në Spitalin klinik të Shtipit dhe në një kioskë në territorin e komunës së Shtipit, dy prej të cilave janë realizuar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa tre janë realizuar në fillim të marsit të këtij viti, përcjell TV21. Janë arrestuar 2 persona.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimit se janë autorë të krimeve, janë privuar nga liria D.M. (34) dhe S.S.(26), të dy nga Shtipi. Në një bisedë zyrtare në stacion të policisë, ata kanë pranuar veprat”, thonë nga MPB.