Vjedhje dhe shpërdorim detyre në Librazhd, procedohet shefja 35-vjeçare

Një 35-vjeçare, banuese në Librazhd është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Mësohet se A.S.-ja akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, gruaja dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie./TCh/