Pritet sot të finalizohet koalicioni qeverisës në Kosovë ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Të dyja palët janë në diskutime të vazhdueshme prej zgjedhjeve të datës 6 tetor dhe ndonëse posti i kryeministrit është vendosur me shumicën e votave në zgjedhje, ajo që duket se po i ndal të dy forcat politike janë postet e tjera dhe kryesisht ai i Presidentit dhe i ministrit të Jashtëm në qeverinë e re.
Gjatë takimit të djeshëm, Albin Kurti u shpreh se ka vullnet të mirë për bashkëpunim dhe do të gjendet zgjidhja.