Vjedhi dhe torturoi kafshët, arrestohet i riu nga Radovishi

Dje në ora 10:00 në Radovish, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Radovish kanë privuar nga liria E.B. (21) nga Radovishi.

Personi dyshohet se me datë 25.06.2023 në rrethinën e Radovishit ka kryer dy vepra penale “marrje e mjetit motorik” dhe “vjedhje e rëndë”, “dhunë” dhe “torturë ndaj kafshëve”.

E.B. është ndaluar në stacionin policor të Radovishit, tek ai është gjetur një objekt me të cilin ka kryer vepër penale dhe në bisedë me zyrtarët ka pranuar krimet. Automjetet e sekuestruara janë gjetur nga punonjësit e policisë dhe iu janë kthyer pronarëve.

 

 

Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj personit do të bëhet kallëzimi përkatës.