Vizita e Osmanit në New York në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara

Presidentja Vjosa Osmani dje ka udhëtuar për në Neë York, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Neë York, Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.

Ajo do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim. Ndërkaq në Universitetin Columbia,

Presidentja do ta ketë një ligjëratë dhe diskutim. Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.