Vizita e kryeministrit Kurti në RMV nuk demonstron rivalitet por vëmendje për shqiptarët

Shkruan: Fejzi Hajdari 

Vizita e paralajmëruar e kryeministri të Albin Kurtit në Tetovë e Çair të Shkupit, në asnjë mënyrë nuk manifeston rivalitet mes Edi Ramës dhe Albin Kurit, por shfaq një përkujdes ndryshe dhe të vëçantë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (RMV). S’mund të ketë rivalitet mes Ramës dhe Kurit në Maqedoni, sepse mirëfilli dihet, madje edhe laikët më të mëdhenjë këtë e dinë, se pjesa dërrmuese e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, janë pro politikave të kryeministrit Kurit. Rrjedhimisht, ‘rivalitetyi mund të jetë vetëm dëshirë e dikujt. Madje-madje kryeministri kosovar jam i bindur se sikur të anketohej në RMV me lidershqipin e këtushëm politikë shqiptarë, do të kishte rejting edhe më të madh se sa liderët e këtushëm në RMV.
Pra, “rvaliteti” i shfaqur me sforco në media nga analistë apo opinonbërës në Maqedoni, është shumë artificial, inekzistent. Më duket tipik si ai opinion me sforco, që mediat dhe analistë të Kosovës përpiqen ta imponojnë, por që hasë në reagime jashtëzkonisht të ashpëra nga qytetarët në Prishtinë. Nuk mund në Prishtinë, e pse jo edhe në RMV, të krijohet opinion i dëshiruar (me qëllime të caktuara) nga media dhe analistë që për sponsorë kanë “Braqa Kariq” nga Serbia.
Tentativa e këtillë ardhjen e mryeministrit Kurit për ta paraqitur si rivalitet mes dy kryeministrave shqiptarë, më shumë më duket me prapavi politike nga partitë të cilat i frigohen ardhjes së Kurtit në Maqedoni e Veriut (RMV).
Në fakt qëllimi kryesor i vizitës së Kuritit është një leksion dhe shembull se si kryeministrat e deritanishëm shqiptarë, është dashur të shfaqin një vëmendje qoftë edhe simbolike, minimale apo figurative. Një të tillë vizitë në Shkup e Tetovë, kohë më parë e realizoi me shumë suksese edhe presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.
Shqiptarët e RMV-së kanë nevojë të madhe për vizita të këtij formati, të cilat nxisin inciativa të ndryshme ndërvëllazëror, shkëmbim idesh dhe eksperiencash. Fundja, lidershipi i shtetit kroat dhe ai serb, shfaqin jashtzëkonisht interesim e vëmendje të madhe dhe intensive me hapa konkret për kroatët e Bosnjës, respektivisht sërbët e Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës. Një përkujdesje e tillë, tek shqiptarët të shpërndarë nëpër disa shtete në rajon, realisht ka munguar deri tani. Tani që po ndodh, si duket dikujt po i pengon dhe menjëherë janë aktivizuar mekaizmat politiko-mediatiko-analistë, që të krijojnë mjegull dhe apriori ta relativizojnë vizitën. Pikërisht reagimi i ashpër i tyre, flet për rëndësinë, peshën dhe efektin e vizitës së kryeministrit Kurit në Shkup e Tetovë.
Dhashtë Zoti që në të ardhmen sa më shpesh e shumë, të kemi vizita të tilla edhe nga Tirana dhe jo vetëm nga Prishtinë. Uroj që vizitat nga Tirana, të mos përfundojnë si ato në Luginë të Preshevës, kur banorëve të atjeshëm iu premtuan 100 mijë euro (shumë qesharake) ndihmë për maternitetin nga Edi Rama dhe qeveria e atëhershme e Kosovës.
Ardhtë Albini me këmbë të mbarë!
Krijuesve të mjegullës, i uroj të gjejnë tezga për shitjen e mjegullës!