Vizita e Abazoviqit nuk mirëpritet në Bosnje

Shkuarja e zëvendëskryeministri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Bosnje e Hercegovinë ka nxitur reagime të mëdha atje.

Siç raportojnë mediat në Bosnje e Hercegovinë ai ka arritur mbrëmjen e shkuar atje, për të marrë pjesë më 11 korrik në shënimin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicës.

Por ish gazetari, njëherësh avokati Senad Peqanin ka reaguar lidhur me vizitën e Abazoviqit në Bosnje.“ Me Srebrenicën Dritan Abazoviq po tenton të kamuflojë faktin se ishte ai me votat e katër deputetëve të tij, të cilët sollën dhe mbajnë në pushtet festuesit e Ratko Mlladiqit në Mal të ZI” ka shkruar në Twitter Peqanin.

Siç raportojnë mediat në Bosnje, Abazoviq do të takohet me zyrtarët e presidencës në Bosnje e Hercegovinë dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.