Vitin e Ri këngëtari Ilaz Kosova e pret me hit të ri (Video)

Ilaz Kosova tani është bë i njohur dhe i dashur për publikun si në vendlindje, poashtu edhe në diasporë. Ai ka përmbushur premtimin që ua ka dhënë fansave se për festat e Vitit të Ri do të sjell Edhe një hit të radhës. Kosova ka udhëtuar nga Cyrihu në Maqedoni për të incizuar edhe klipin e këngës së fundit.

Ata që e kanë degjuar këtë hit, e kanë të qartë se Ilaz Kosova nuk i ka zhgënjyet fansat e tij, sepse kënga është në stilin e tij tashmë të njohur, por i përzier me nuanca të reja që i japin sharm të veçantë muzikor. Këtë përshtypje do ta forcojnë edhe ata që nuk e kanë dëgjuar ende hitin e fundit të Ilaz Kosovës, por që mund ta dëgjojnë në linkun më poshtë.