Vitia: Ekipet mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ndan dhimbjen për popullin mik të Turqisë, njofton Klan Kosova.

“Dhembje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë, duke shkaktuar mijëra jetë të humbura”.

“Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti, për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë”.

“Bashkëndiejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi”.