“Viti i Ri”, MPB me apel: Denonconi grupimet gjatë festimeve

Festa e ndërrimit të moteve është edhe sprova e qytetarëve për të ruajtur shëndetin publik. Ndonëse masat anti kovid nuk janë aq rigoroze, pjesa tjetër mbetet në suaza të rekomandimeve.

Nga Ministria e Brendshme thonë se në terren do të zbatojnë planin operativ të policisë me vëzhgime të zakonshme dhe ndërhyrje nëpër çdo cep të vendit. Zëdhënësi i MPB-së tha se policia do të përpiqet të jetë e padukshme deri në momentin kur ka shkelje të protokolleve dhe kundërvajtje të tjera gjatë festimit të Vitit të Ri. Toni Angellvski bëri thirrje që të festohen me përgjegjësi.

Iu bëjmë thirrje qytetarëve që këto festa t’i kalojmë me përgjegjshmëri dhe në mbrojtje të përhapjes së virusit korona. Ju e dini që tani më ka rekomandime dhe obligime ligjore që qytetarët mos të grupohen në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Ne si Ministri e Brendshme vëmë në funksion edhe linjën telefonike pa pagesë, për mes së cilës qytetarët mund të na ndihmojnë, do të thotë si partner me ne së bashku të marrin pjesë në zbatimin e këtyre masave. E gjithë kjo me qëllim që të ndalojmë përhapjen e virusit korona. Pres nga qytetarët dhe iu bëjmë thirrje të jenë të përgjegjshëm, para së gjithash ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e më të afërmve tanë – deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.
Por, ekipe të posaçme të policisë Intervenuese do të jenë në gjendje gatishmëria për çdo denoncim të grupimeve në hapësira publike apo private. Për të mos lejuar çdo celebrim në grupe të mëdha si jashtë ashtu edhe brenda gastronomive, policisë do t’i bashkëngjiten ekipe të Inspektoratit shtetëror të tregut. Sipas raportit të MPB-së, gjobat nuk janë kursyer edhe ndaj shkeljeve të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit për mos mbajtje të maskave mbrojtëse janë sanksionuar 506 qytetarë në të gjithë territorin e vendit. Ndërkaq, vetëm në Shkup nga 188 kundërvajtjet, 9 prej tyre janë regjistruar 9 raste të ngasjes së automjeteve nën ndikim të alkoolit – njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Goxha punë në prag të festave kanë pasur edhe nëpunësit policorë të Departamentit të kriminalistikës dhe Sektori për parandalimin e tregtisë së drogës, armëve dhe materieve tjera shpërthyese. Gjatë javës që lamë pas qindra mijëra mjete prioteknike janë konfiskuar nga tregtarët në të zezë në të gjithë vendin. Vetëm mbrëmë SPB Shkup kapi 30 mijë copë të fishekzjarrëve dhe petardëve, sasi të ngjashme gjatë ditëve të fundit u kapën edhe në qytetet tjera të vendit. Kujtojmë vitet e kaluara nga mjetet shpërthyese piroteknike ka pasur raste të lëndimeve të rënda trupore./Alsat