Vit i sukseseve të vogla dhe shumë rënieve! BE mbeti dëshirë e pa plotësuar

Vit i sukseseve të vogla, por i shumë rënieve dhe kuptohet si, pothuajse, të gjithë vitet, edhe ky vit ishte vit i zgjedhjeve. Kjo është pasqyra politike për Maqedoninë në 366 ditët e kaluara nga viti 2020. Në ditët e para kishim dorëheqje të kryeministrit Zaev dhe formimin e Qeverisë teknike për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhej të mbahen në prill. Në krye të asaj Qeveria u emërua Oliver Spasovski.

“Përgjegjësia për zbatimin e zgjedhjeve është njëkohësisht edhe e juaja. Të gjithë jemi pjesë e institucioneve, institucionet duhet të funksionojnë dhe të sigurojnë zgjedhje perfektë, të lira, të drejta dhe demokratike, dhe asnjë milimetër më pak se kjo”, tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Por gjendja me virusin korona i uli partitë politike në tryezë të përbashkët te presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe zgjedhjet u prolonguan vetëm për një muaj nga data e caktuar.

Edhe viti që kaloi ishte i dominuar plotësisht nga virusi korona dhe pandemia me të cilën kaluam gjithë vitin, disa muaj në karantinë dhe gjendje të jashtëzakonshme. Në shkurt arriti edhe metodologjia e re për fillimin e negociatave të cilën e prezantoi Oliver Varhelji.

“Deklarata e komisarit ishte e qartë se cilado masë do të jetë proporcionale me nivelin e ngecjes, përkatësisht kthimit mbrapa”, tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Por edhe përkundër krizës së pandemisë dhe asaj që me metodologjinë e re nuk i filluam negociatat, megjithatë kemi një lajm të mirë – Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e 30 e NATO-së. Flamuri i Maqedonisë u ngrit para selisë së Aleancës së bashku me flamujt e gjithë vendeve tjera anëtare.

“Tredhjet flamuj tani do të valëviten së bashku, simbol i unitetit dhe solidaritetit. Ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut. Vjen pas shumë vitesh punë të përkushtuar dhe angazhim për reformat. Ne jemi më të sigurt dhe më të fortë së bashku sesa vetëm. Prandaj, mirë se erdhët në NATO”, pohoi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-së.

Qetësia në skenën politike zgjati deri sa u vendos se zgjedhjet do të mbahen më 15 korrik. Partitë hynë në fushatë politike, por për herë të parë me protokollet për mbrojtje nga virusi korona. Dikush i respektonte, dikush jo, por mbeti vetëm retorika e njollosjes së ndërsjellë. BDI doli me idenë për kryeministrin shqiptarë.

“Bashkëqytetarë të mi më lejoni që të hap mbledhjen e parë të Qeverisë së republikës së Maqedonisë së veriut”, tha Naser Zibr, ish-kandidat për kryeministër.

Zgjedhjet përfunduan me fitore të LSDM, por edhe me sulme të dyshimta kibernetike të sistemit të KSHZ dhe nuk mundeshin të ndiqen rezultatet fillestare jozyrtare, për çka MPB hapi hetim. Vijuan edhe ankesat e partive për rezultatet zgjedhore, por nuk u pranuan.Seanca konstituive e përmbajtjes së re parlamentare u mbajt më 4 gusht, ndërsa më pas u votua edhe Qeveria e re në krye të së cilës erdhi përsëri Zaev. Përsëri premtoi ekonomi më të mirë, shtet të së drejtës dhe BE.

“Ballafaqim efikas dhe i suksesshëm me pandeminë botërore te ne, energji e re dhe vendosmëri në krijimin e rritjes ekonomike, zhvillim të qëndrueshëm, institucione të fuqishme ku mbizotëron rendi, drejtësia, shtet të së drejtës dhe sundim të së drejtës, arsim modern, kohezion të brendshëm, anëtarësim aktiv në NATO, vullnet të fuqishëm për fillim të suksesshëm dhe mbyllje të negociatave për anëtarësim në BE”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

BE përkatësisht fillimi i negociatave megjithatë u pengua nga Bullgaria. Vijuan negociata të mundimshme me fqinjin lindor, i cili me kërkesat e veta në formë të memorandumit mohoi gjuhën dhe kombin maqedonas. Por, tronditje më të madhe shkaktoi intervista kontroverse e Zaevit për agjencinë bullgare BGNES. Lideri i opozitares DPMNE, Mickoski, thirri në protesta dhe paralajmëroi se do të kërkohet votëbesim për Qeveria.

Por as me këtë intervistë nuk u zbutën qëndrimet dhe sulmet e vazhdueshme nga pala bullgare, se në Maqedoni ka gjuhë të urrejtjes edhe pse ofendime vazhdimisht arrinin nga krerët shtetërorë të fqinjit lindor.