Vit i mbrapshtë për Gerard Pique, i jep fund lidhjes edhe me të dashurën e re?

Ky vit ka qenë shumë i ndërlikuar për ish-futbollistin Gerard Pique dhe të dashurën e tij, Clara Chia, dhe ka qenë aq i vështirë sa që tashmë po përflitet për një ndarje të mundshme mes çiftit, një romancë që doli në dritë këtë vit.
Sipas disa publikimeve në Spanjë, ka disa arsye pse Clara Chia nuk do të ishte më rehat në marrëdhënien e saj me Pique, i cili përveç marrëdhënieve dhe çështjeve të punës, duhet të marrë pjesë dhe të shqetësohet për fëmijët e tyre, Sasha dhe Milan.

Kështu, në mes të gjysmës së dytë kaotike dhe të komplikuar të vitit 2023 për ish-lojtarin, për shkak të tradhtisë, problemeve dhe ndarjes nga Shakira, përveç luftës për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, duket se e dashura e tij nuk e ka duruar dot ritmin apo presionin mediatik dhe është gati për t’i thënë lamtumirë marrëdhënies me Piquen.

Ndër versionet që flasin për një ndarje të mundshme mes çiftit është se 23-vjeçarja nuk i ka duruar ngacmimet e mediave, të cilët i kanë ndjekur në çdo moment për të marrë pamje të tyre së bashku.

Veç kësaj, flitet për një gjoja favorizim ndaj saj në kompaninë Kosmos, në pronësi të Piques, apo për bezdi për gjithë afrimin mes tij dhe Shakiras ditët e fundit për t’i dhënë fund negociatave për kujdestarinë e fëmijëve.

Të tjerë thonë se çiftit i është mjaftuar të qenit bashkë, siç e dëshmojnë edhe shprehjet e tyre të ditëve të fundit.

E ndonëse asgjë nuk është zyrtare, ata thonë se kur tingëllon lumi është sepse bart ujë dhe gjërat mes çiftit duket se nuk po kalojnë mirë.

Ndërsa kjo ndodh, ylli i Barcelonës është parë më shumë me fëmijët dhe nënën e tij sesa me Clara Chian.