Visar Ganiu: Rikonstruimi i ujësjellësit drejt përfundimit

Drejt përfundimit po shkon procesi i punës për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën Dizhonska 13 bën të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu

Gjatë ditës të punës, inspektuam punimet për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën Dizhonska 13 në gjatësi të përgjithshme prej afër 450 m , të cilat po i realizojmë në bashkëpunim me NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Projekti do të përfundojë me asfaltimin e tërësishëm të rrugës menjëherë pas përfundimit të procesit të punës ka shkruar në rrjetin social facebook kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.