Virusi, punët e zyrës bëhen nga shtëpia

Kjo nuk është një zyrë. Por, Vlladimiri po bënë punën zyrtare të një kompanie telefonike të vendit. Sipas masave për mbrojtën e shëndetit publik, disa prej ndërmarrjeve po punojnë nga shtëpia, me qëllim të shmangies së kontakteve të drejtpërdrejta me kolegët dhe klientët. Ky është njëri nga rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e virusit Korona.

Tanimë, në ditën e dytë jemi duke punuar nga shtëpia, por puna ecën pa asnjë pengesë. Për shkak se ne i shfrytëzojmë mundësitë që ofron teknologjia. Kjo u bë për qëllim që të mos kemi kontakte direkte me mes nesh e as me klientët, megjithatë gjithçka të funksionoj pa asnjë problem. Këtë masë do ta zbatojmë gjatë dy javëve të ardhshme sipas rekomandimeve- thotë Vlladimir Kostadinov, I punësuar.

Ndërsa punojnë nga shtëpia, prindërit kanë gjetur mënyrë për të kujdesur edhe për fëmijët e tyre që të mos humbin nga mësimi edhe pse shkollat janë të mbyllura.

Megjithatë jo të gjithë të punësuarit kanë mundësi të punojnë nga shtëpia dhe të kujdesen për fëmijët e tyre. Në rastet kur dy prindërit janë të punësuar dhe kanë fëmijën e tyre nën moshën 10 vjeçe, njëri duhet të jetë në shtëpi dhe t’i bëhet pagesa e rregullt nga punëdhënësi.

Sipas denoncimeve të bëra në redaksinë tonë, disa firma nuk i respektojnë këto rregulla dhe të punësuarit i dërgojnë në pushim të detyruar vjetor ose të punojnë në turnin e dytë. Të punuarit nga shtëpia praktikohet edhe në shumë kompani të rajonit dhe botës.

Të punuarit nga shtëpia praktikohet edhe në shumë kompani nëpër botë. Korporatat e mëdha të teknologjisë si Google, Microsoft, Amazon, Apple, Twitter dhe të tjera iu kanë thënë tashmë punonjësve që të punojnë nga shtëpia në përpjekje për të minimizuar përhapjen e virusin korona.

Përderisa në Shqipëri u izolua një pjesë e territorit, në punë atje shkon vetëm stafi mjekësorë, ndërsa të punësuarit e tjerë me leje të posaçme. Ndërkaq, në Itali, shtetin më të prekur në Evropë të punuarit nga shtëpia është opsioni i vetëm për shkak se i gjithë vendi është në izolim.