Dy kumanovarë e rrahin një shkupjan para syve të gruas, shkak borxhi

Dy kumanovar të martën e kaluar kanë sulmuar një person nga fshati Ajvatovc i Shkupit, njoftoi MPB. Rastin në polici e ka paraqitur S.R., bashkëshortja e personit të sulmuar me iniciale Gj.R., transmeton Gazeta Lajm. Ajo e ka njoftuar policinë se sulmin fizik ndaj bashkshortit të saj e kanë kryer kumanovart D.V. dhe B.N. në një kompani në fshat, kurse shkak ka qenë borxhi.