Virusi, mbi 24 mijë të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut

Fundjava ka regjistruar numër më të ulët të personave të shtruar në spitalet e vendit si pasojë e Kovid19. Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se është ulur edhe numri rasteve të reja megjithatë shtojnë se pasqyrë më reale do të kemi gjatë ditëve të ardhshme, pasi të dielave bëhen më pak testime. Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se kanë iniciuar ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore me qëllim që të ulen çmimet për trajtimin e pacientëve me Kovid në spitalet private.

Morëm vendim që të bëhen ndryshime ligjore me të cilat spitaleve private do ju kufizohen vlerat pagesore të shërbimeve gjatë kohës sa zgjatë kriza apo gjendja e jashtëzakonshme, konkretisht edhe për shërimin e pacientëve me kovid. Nesër do t’i dorëzojmë në Qeveri propozim ndryshimet”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë vazhdon procesi i vaksinimit në gjithë vendin. Në Arenën A1 në Shkup filloi vaksinimi i punonjësve mediatik të cilët janë mbi 40 vjeç. Vaksinimi i tyre do të vazhdojë edhe nesër.

Nga e mërkura, vaksinimi në gjithë vendin vazhdon tek kategoria e qytetarëve më të rritur, si do të arrijnë vaksinat ashtu dhe do plotësohen dy sistemet. Me prioritet për qytetarët më të moshuar më tej dhe vazhdimi i imunizimit të infrastrukturës kritike. Janë vaksinuar tërësisht të gjithë ata të cilët janë me rrezik të lartë dhe të cilët marrin pjesë në menaxhimin e krizës si përfaqësuesit e policisë, ata të ushtrisë, çerdheve, prokurorive, gjykatave”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Pjesa e mbetur e vaksinave “Sputnik V” do të ju jepet qytetarëve mbi 77 vjeç. Vaksinimi për këtë kategori qytetarësh do të vazhdojnë dhe me vaksinat AstraZeneca dhe vaksinat kineze të cilat pritet të mbërrijnë në vend si donacion. Deri më tani vaksinën antikovid e kanë marrë mbi 24 mijë qytetarë ndërsa mbi 140 mijë të tjerë janë regjistruar për vaksinim.