Virusi korona, Turqia shton masat preventive

Turqia njoftoi sot kufizime mbarëkombëtare në supermarkete dhe në transportin publik për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që numri i të vdekurve u rrit në 37.

Ministria e Brendshme turke sot se supermarketet dhe dyqanet ushqimore do të hapen vetëm ndërmjet orës 09:00-21:00 dhe se do të ketë kufij në numrin e klientëve të lejuar brenda, në varësi të madhësisë së dyqanit.

”Transporti publik brenda dhe ndërqytetas në të 81 provincat do të lejohet të jetë gjysmë i plotë për të shmangur kontaktin e ngushtë”, tha kjo ministri.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se numri i viktimave ishte 37 dhe i rasteve 1 529.

Turqia, një vend prej 83 milionë banorësh, deri tani nuk ka bërë të ditur vendndodhjet e vdekjeve.

Autoritetet kanë mbyllur shumicën e hapësirave publike, shkollave dhe universiteteve dhe kanë pezulluar faljet në xhami.

Ndërkohë ”Turkish Airlines” do të fluturojë vetëm në pesë drejtime, Nju Jork, Uashington, Adis Abeba, Hong Kong dhe Moskë.