Virusi Korona, shkon në rreth 400 numri i viktimave

Derisa numri i rasteve të prekura dhe viktimave nga virusi vdekjeprurës Korona po rritet në mënyrë rapide, autoritetet vendore qetësojnë se në Maqedoni nuk ka raste të dyshimta. Pesë shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë punuar në Kinë para dy ditësh janë kthyer në vend ku policia kufitare ka thirrur ekipe të epidemiologëve për të kontrolluar personat dhe për t’i drejtuar në institucionet kompetente për tu kontrolluar në rast se kanë simptome të virusit, mirëpo deri më tash nuk raportohet për simptome tipike të virusit. Numri i viktimave në Kinë ka shkuar në 361 ndërsa janë regjistruar më shumë se 17,000 raste të prekura. Sipas të dhënave zyrtare të OBSH-së Koronavirusi ka tejkaluar vdekjet si dhe numrin e të prekurve nga Sarsi i cili në vitin 2002 shkaktoi 3419 të vdekur. Jashtë Kinës, 24 shtete të tjera të botës kanë regjistruar raste të prekura, ku nga rajoni Evropian raste janë regjistruar në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Suedi dhe Finlandë.