Virusi korona, Rama: Shmangni disa rituale të panevojshme fetare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar ku u ka kërkuar që të mundohen të shmanget tubimet fetare pasi në Sjqipëri tashmë janë regjistruar dy raste me virusin korona.

Rama është shprehur se duhet të thyhen disa gjëra, si përqafimet e besimtarëve dhënia e duarve, puthja e dorës, qëndrimi pak më larg nga njëri tjetri në momentin e faljes etj.

Rama është shprehur edhe një herë që nuk duhet pasur frikë, por duhet me treguar kujdes.