Daniel Craig e konfirmon, “No Time To Die” filmi i tij i fundit si 007

No time to die” do të jetë paraqitja e tij e fundit në rolin e Bond, rol ky i cili i dha një popullaritet të jashtëzakonshëm aktorit në fjalë.

“Ky do të jetë filmi im i fundit në rolin e Bondit, por edhe pse i fundit për mua është më i miri nga të gjithë” shtoi ndër të tjera Craig në Saturday Live Night’s, përcjell Gazeta Express.

“No time to die” pritej që të shfaqej në kinema gjatë muajit prill, por që është shtyrë për në muajin nëntor, kjo për shkak të coronavirusit.

Aktori gjithashtu paralajmëroi projekte të reja, dhe tha se ndihet i lumtur që do të ketë rastin të provojë gjera të reja në jetën profesionale.