Virusi korona, konfirmohet rasti i parë në Bosnje dhe Hercegovinë

Bosnjë dhe Hercegovina ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirusin e ri, raportoi të enjten televizioni i Republikës Serbe, duke cituar ministrinë e Shëndetësisë.

Nuk janë dhënë detaje mbi personin e infektuar.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmeruar një konferencë për media të enjten.