Virusi korona, Izraeli mbyll sinagogat

Izraeli njoftoi se të gjithë sinagogat në vend do të mbyllen në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu.

Qeveria izraelite bëri të ditur për publikun masat e reja në kuadër të luftës kundër COVID-19 që do të hyjnë në fuqi duke filluar prej sonte.

Në këtë drejtim, në automjetet private mund të qëndrojnë më së shumti dy persona, ndërsa tek taksitë vetëm një udhëtar.

Izraelitët, në kuadër të këtyre masave lejohen që të largohen më së shumti 100 metra nga shtëpitë e tyre përveç nëse shkojnë në market dhe farmaci, ndërsa të gjithë sinagogat në mbarë vendin do të mbyllen duke filluar prej sonte.

Nga COVID-19 në Izrael deri më tani humbën jetën 5 persona, ndërsa janë konfirmuar 2.030 raste.