Violeta Kajtazi e kujton me mall e dhimbje babain e ndjerë

Humbjet janë gjithmonë të rënda, shpesh edhe të papërballueshme.

Këngëtarja e njohur kosovare, Violeta Kajtazi, sot përmes rrjeteve sociale e ka kujtuar babain e ndjerë.

Kajtazi, në faqen e saj në Facebook ka lënë një fotografi të babait që ka ndërruar jetë para 33 vitesh, shkruan “Kosovarja”.

“33 vite mall e dhimbje! Në kujtim të babës. Pusho i qetë mbreti im”, ka shkruar këngëtarja.