Vinicius thyen heshtjen dhe flet për mos ftesën te Kombëtarja e Brazilit

Pavarësisht që po kalon formën më të mirë në karrierë, përzgjedhësi i Brazilit zgjodhi Philipe Coutinhon në vendin e yllit madrilen, transmeton lajmi.net.

Vinicius ka thënë se ndihet keq që nuk e ka marrë ftesën, por në anën tjetër ka mbështetur vendimin e Tite, duke e cilësuar si një nga trajnerët më të mirë.

“Ndihem keq sepse doja të isha në mesin e më të mirëve, por Tite, që është trajner i mirë, e bën vendimin”.

“Besoj që duhet të punojë fortë dhe e di që momenti i duhur do të vijë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Vinicius dje asistoi për Benzeman te goli i fitores ndaj Shakhtarit.