Vinicius Junior e krahasoi Jude Bellinghamin me Cristiano Ronaldon pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës.
Por, statistikat nga dhjetë ndeshjet e para përkatëse të dyshes në La Liga sugjerojnë se anglezi mund të jetë edhe më i mirë.
20-vjeçari shënoi të dy golat, një nga afro 25 metra dhe një në sekondat e fundit të takimit, teksa Real Madridi përmbysi një deficit 1-0 ndaj Barçës pasditen e së shtunës.
Pas paraqitjes së mesfushorit, Vinicius deklaroi: “Jude Bellingham është i jashtëzakonshëm, ai gjithmonë bën ndryshimin dhe fansat u mësuan me Cristiano Ronaldon dhe tani një tjetër ka ardhur për ne”.
Ronaldo, tani 38-vjeçar, mbërriti në Real Madrid në një transferim rekord të atëhershëm botëror prej 95 milionë eurosh nga Manchester United në vitin 2009.






