Vijon vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikshme të popullatës në qendrat për shëndet publik në shtet dhe njësitë e tyre rajonale nëpër qytete, transmeton TV21. Në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup deri në mesditë sot janë vaksinuar 200 persona.
Vaksinimi falas kundër gripit sezonal nuk është i obligueshëm, ndërsa u rekomandohet personave mbi 65-vjeçarë, personave me sëmundje kronike, punonjësve shëndetësorë, grave shtatëzëna, fëmijëve të moshës nga gjashtë muaj deri pesë vjeç
Qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikuara mund të paraqiten përmes faqes vakcinacija.mk. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë dërguar shkresë edhe deri te mjekët amë që t’u ndihmojnë qytetarëve të interesuar të paraqiten në sistemin për vaksinim.