Vijon gjykimi për ish-kryetarin e Gjykatës Penales, Pançevski

????????????????????????????????????

Gjykimi kundër Vladimir Pançevskit vazhdoi në gjykatën e Velesit. Sot dëshmoi një person i cili ishte i punësuar në kompaninë që e ka mirëmbajtur dhe zhvilluar sistemin AKMIS për shpërndarjen elektronike të lëndëve në Gjykatën Penale. Përndryshe, Pançevski akuzohet se në vend të mënyrës elektronike, ai lëndët gjykatësve që kanë qenë të besueshëm ua ka ndarë në dorë. Kështu, ndërsa ka qenë Kryetar i gjykatës, ka shpërndarë 40 lëndë, dhe dy prej tyre janë raste në të cilat ka punuar edhe PSP-ja. Pançevski që nga 15 korriku është në paraburgim, pasi nuk ishte i disponueshëm për policinë për tre ditë, kështu që vetë është paraqitur në burgun e Shutkës.