Vidhte motoçikleta, arrestohet i riu nga Tetova

Gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë në Tetovë kanë zbardhur gjashtë vjedhje të motoçikletave duke arrestuar V.N. (26) nga Tetova. Ai dyshohet se muajin e kaluar dhe këtë muaj ka sekuestruar ilegalisht gjashtë motoçikleta, tre prej të cilave iu gjetën në banesë.

Motoçikletat e gjetura u janë kthyer pronarëve,dhe kundër V.N.do të merren masat e nevojshme sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal.