Stacioni policor i Çairit bën me dije se dje një person i panjohur ka vjedhur një automjet në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë në komunën e Çairit.
“Me datën 13.02.2023 në orën 12:00 në Stacionin Policor të Çairit është raportuar se po më datën 13.02.2023, automjeti “Audi A3” me targa të Shkupit dhe në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë është vjedhur në rrugën “Butelska”. Ndërkohë, njoftojnë se policia po merr të gjitha masa për zbardhjen e rastit.






