VIDEO/ Është grabitur një kasafortë me 30 mijë euro, Makoil në Shkup

Më datë 13 dhjetor, në pikën e karburantit MAKOIL në Aerodrom të Shkupit ,është vjedhur kasaforta me 30 mijë euro nga persona me një makinë të tipit “Volkswagen Bora”. Kush do t`i njoh grabitësit do të ketë shpërblim, thuhet në njoftimin e Makoil në facebook.

Në video shihen tre grabitës të maskuar që zbresin nga makina dhe i drejtohen karburantit dhe njëri prej tyre thyen kamerat./tn