Video ekskluzive: Deputeti “rrebel” i BDI-së godet rrethojën e hekurit duke u larguar nga Kuvendi

Deputeti i BDI-së Arben Ziberi me shpejtësi është larguar nga Kuvendi, duke shkaktuar edhe një incident të vogël. Kamera e Lajm Tv ka filmuar deputetin Ziberi se si duke u larguar me veturën e tij Volkswagen Tuareg ka goditur kangjellat (mbrojtëset) e hekurit të vendosura rreth ndërtesës së Kuvendit. Ai u përfol si një nga deputetët e BDI-së që kundërshtojnë propozimin e Ali Ahmetit që Artan Grubi dhe Bujar Osmani të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar të Zaevit.
Në këtë grup përmenden edhe deputetët e Çairit dhe ato të Likovës.
Pikërisht për shkak të rebelimit të këtyre deputetëve të BDI-së, është anuluar disa herë gjatë ditës seanca kuvendore që e paralajmëroi për sot Ali Ahmeti, ku duhej të rizgjedhet Talat Xhaferi për kryetar Kuvendi./Gazeta LAJM

Video ekskluzive: Deputeti “rrebel” i BDI-së godet rrethojën e hekurit duke u larguar nga Kuvendi

Video ekskluzive: Deputeti “rrebel” i BDI-së godet rrethojën e hekurit duke u larguar nga Kuvendi

Posted by Lajm TV on Thursday, August 20, 2020