Një delegacion prej 6 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre nga Turqia, do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në një një njoftim për media thuhet se “delegacioni do të takohet me udhëheqës dhe përfaqësues të partive kryesore politike (përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor”.
Gjithashtu theksohet se një ekspert i Komisionit të Venedikut – grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.
Një konferencë për shtyp është planifikuar të hënën, më 29 dhjetor në orën 14:00, një ditë pas zgjedhjeve, transmeton Klankosova.tv




