Veturat e braktisura “pushtojnë” Kumanovën, komuna paralajmëroi gjoba

Veturat e braktisura vazhdojnë të bllokojnë hapsirat publike në Kumanovë, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve lokale që pronarët t’i largojnë. Sipas inspektorëve komunalë, në qytet ndodhen rreth 70 vetura jashtë funksionit që zënë vende parkimi, trotuare dhe hapësira publike, raporton Portalb.mk.

Prapa objektit të Gjykatës Themelore pranë Stacionit Policor në Kumanovë, veturat e braktisura qëndrojnë ende aty për mbi një vit, për të cilën Portalb.mk kishte raportuar që në gusht 2025. Kjo hapësirë përdoret për parking.

Edhe në hapësirën publike në rrugën ‘11 Tetori’ ndodhen dy vetura të braktisura.

Vetura e braktisur në rrugën "11 tetori" Kumanovë. Foto nga Portalb.mk
Vetura e braktisur në rrugën “11 tetori” Kumanovë. Foto nga Portalb.mk

Nga Komuna e Kumanovës njoftojnë se me konfirmimin e marrë për çregjistrim, qytetarët duhet të kontaktojnë Sektorin e Mbikëqyrjes Inspektuese – Inspektoratin e Komunës së Kumanovës, në adresën rr. “Bratstvo i Edinstvo” nr. 18 (përballë Stadiumit të Qytetit), në mënyrë që automjetet të largohen me shpenzimet e një agjenti kolektiv për automjetet e dëmtuara dhe të mbetura.

“Me konfirmimin e marrë për çregjistrim, qytetarët duhet të kontaktojnë Sektorin e Mbikëqyrjes Inspektuese – Inspektoratin e Komunës së Kumanovës, në mënyrë që këto automjete të largohen me shpenzimet e një agjenti kolektiv për automjetet e dëmtuara dhe të mbetura”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kumanovës.

Nga Komuna e Kumanovës paralajmërojnë se nëse pronarët e mjeteve motorike me defekt ose të dëmtuara, të lëna në rrugët publike, nuk veprojnë në përputhje me detyrimin ligjor, mjetet do të largohen përmes një veprimi kolektiv dhe kostot e largimit do të mbulohen nga vetë pronarët.

“Në të njëjtën kohë, pronarët e automjeteve të shkatërruara dhe të skrapuara do të përballen me procedura kundërvajtjeje nga një autoritet kompetent”, thuhet në njoftim.

Sipas paralajmërimeve, zona qendrore e qytetit pritet të jetë prioritet, më pas edhe lagjet.

Vetura të braktisura prapa objktit të Gjykatës Themelore Kumanovë. Foto nga Portalb.mk
Vetura të braktisura prapa objktit të Gjykatës Themelore Kumanovë. Foto nga Portalb.mk

Më 23 tetor 2025 Komuna e Kumanovës ofroi largimin falas të automjeteve të dëmtuara. Fillimisht, periudha promocionale nga 25 tetori deri më 28 nëntor 2024 synonte të ofronte shërbimin pa pagesë, por sipas ‘Kumanovo-Parking’, interesimi ishte i ulët.

Në ndërkohë, deponia” me veturat e vjetra që ndodhen në hapësirat prapa objektit të Gjykatës Themelore pranë Stacionit Policor në Kumanovë ende nuk është pastruar, pavarësisht se Inspektorati Komunal para një viti u zotua se do ta pastronte.