Dje në orën 15:53 në SPB Kumanovë u raportua se në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup, një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.A. (20), ka përplasur një vajzë 9-vjeçare, të dy nga Kumanova.
Në aksident fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, përcjell Pa Censurë.
U njoftua prokurori publik, ndërsa vëzhgimin e kryeu ekipi i vëzhgimit nga SPB Kumanovë.



