Vetura godet për vdekje një grua në Drenas, arrestohet vozitësi

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Korroticë të Poshtme të Drenasit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00, ku një veturë e tipit golf e ka Golf e ka goditur këmbësoren.

E.Gj, e lindur në vitin 1968 nuk ka mundur të mbijetojë plagëve.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova.
Ngasësi i automjetit me inicialet F.G, 38 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.