Vetura e policisë shkakton aksident, lëndohen dy policë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë, në ora 19:04 në afërsi të terminalit të vendkalimit kufitar Deve Bair, një veturë e policisë ka shkaktuar aksident.

Si pasojë janë lënduar dy policë.

“Vetura “Dacia” në pronësi të MPB-së, me shofer polic, ka goditur veturën “Reno”, me targa turke, e parkuar nga S.A.(63) nga Turqia. Dy policë kanë pësuar lëndime trupore të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.