Prokuroria Themelore Publike në Gostivar po vazhdon hetimin për shkaqet e vdekjes së vajzës 13-vjeçares nga Gostivari, trupi i pajetë i së cilës u gjet në shtëpinë e saj më 25 nëntor. Edhe pse gjetjet fillestare menjëherë pas ngjarjes treguan se bëhej fjalë vetëvrasje, Prokuroria po vazhdon të hetoj motivet e vdekjes.
Përkatësisht, menjëherë pas incidentit, prokurori publik në detyrë pas inspektimit në vendngjarje ka dhënë urdhër për autopsi, nga ku u përcaktua se në trupin e të ndjerës ka lëndime të tjera që ngjasojnë se ajo mund të i përkiste ndonjë sekti të caktuar.
Për të konfirmuar këto indikacione, Prokurori i Përgjithshëm ka lëshuar urdhër për ekzaminime toksikologjike dhe analizë të materialit biologjik, si dhe urdhër për kryerjen e ekspertizës ndaj telefonit, respektivisht komunikimin përmes rrjeteve sociale të së ndjerës. Për më tepër, Prokuroria Publike në Gostivar ka kërkuar nga Ministria e Brendshme të kryejë kontroll e dhe krahasime me raste të ngjashme brenda dhe jashtë vendit, si dhe të zhvillojë bisedë me prindërit, shoqërinë dhe kuadrin arsimor në shkollën e së ndjerës./Alsat