Shkruan: Abedin Ismaili, student i shkencave te komunikimit.
Duke kërkuar modelin e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, duke kopjuar e duke u fotografuar, pa endërruar, Albini origjinal u realizua, po vjen edhe tek ne, jo për ta zgjeruar lëvizjen por për ta levizë popullin e zgjeruar e që duhet të jetë i bashkuar!
Sepse këtë e dëshiron populli, e ka kërkuar së fundmi edhe partia më e madhe në vendin tonë, e fatkeqësisht nuk arritën dot ta realizojnë partitë opozitare, sepse opozita në vendin tonë zhvillonte „luftera“ interesante duke dërguar zhurmen te pozita e plumbat te vetë opozita!
Ardhja e VV-së në vendin tonë është lajm i mirë për të gjithë, për një kohë të shkurt disa parti do të avullohen, disa do të paralizohen, e disa do të.. e mjaft më me këta disa…, ishin shumë parti do të bëhen pak, sepse me VV-në nuk do të ketë aspak, po them aspak sepse edhe ato parti të cilat do të jenë, nuk do të duken prandaj reflektojnë sikur mos të jenë.
Po pra shihet ndryshim i skenës politike në vendin tonë, e kur skena ndryshon edhe audienca ndryshon, sepse nga kjo skenë e tmerruar audienca ishte e trishtuar, dhe zgjidhje tjeter nuk kishte pos ta lëshoj më mirë sallen se sa këta aktorë skenen.
Skena politike tek ne ishte më shumë komike se sa serioze, sepse më shumë kishte ndryshime në opoziten shqiptare, me shumë parti të reja e me figura të vjetra, shumë besatarë e në fund të ndarë e tradhtarë, ndersa pozita ishte e pa ndryshuar që me vete sjellte edhe gjendjen e pa ndryshuar.
Partia në pozitë ishte rahat çdoherë, dhe nuk ia prishte rahatin askush, e pastaj kur je shumë rahat edhe të ze gjumi, e kur të ze gjumi ëndërron, e pastaj ëndërrën e ndan me publikun, e publiku i vetëdijësuar ëndërrimtarrët do t‘i dënoj e veprimtaret e llojit të VV-së do t‘i vlerësoj.
Me VV-në realiteti do të duket sikur në ëndërr, e jo me ëndërra të ndërtohet realiteti!