Vetëvaret një person tek burgu “313” në Tiranë

Një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvaruar në qelinë e burgut 313 në Tiranë.

Viktima është identifikuar si i burgosuri Bilbil Hasani, nga Kukësi, me banim në Kamëz.

43-vjeçari është vetëvarur me çarçaf në banjën e qelisë, ndërsa kanë qenë gardianët, që kanë gjetur trupin e pajetë.

Bilbil Hasani ishte arrestuar në vitin 2019 për veprën penale të “Vjedhjes”.