Veterani i tri luftërave të UÇK-së: Nevojiten ndryshime në Maqedoni, nuk u betuam që gjuha jonë sot të quhet “20 për qind”! (Video)

Fluturim Rizvani është veteran i tri luftërave të UÇK-së- asaj në Kosovë, në Luginën e Preshevës (UÇPMB) dhe në Maqedoni. Me prejardhje nga Struga, Rizvani sot jeton në shtetin Connecticut të SHBA-ve, mirëpo është në rrjedhë me të gjitha zhvillimet që ndodhin në vendlindje. Si shumë bashkëluftëtarë tjerë edhe ai është i dëshpëruar nga zhvillimet e pasluftës në Maqedoni. Prandaj mendon se ka ardhur koha për ndryshime në skenën politike

 

Intervistën me Fluturim Rizvanin ekipi i Tv Lajm e ka zhvilluar në qytezën Marlboro të Nju Jorkut, gjatë një takimi me bashkatdhetarë tanë që jetojnë në këtë pjesë të SHBA-ve. Apeli i tij është që shqiptarët në Maqedoni të angazhohen për barabarësi të plotë dhe të mos ndalen deri në arritjen e këtij qëllimi.