Shkon në 805 numri i viktimave nga koronavirusi, kalon edhe SARS-in

Rastet e raportuara vetëm në Kinë tejkalojnë 36.600 më pak se dy muaj pas daljes në sipërfaqe në fund të dhjetorit në Wuhan.

Shpërthimi i SARS në vitet 2002-2003 i sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes, ose SARS, vrau 774 njerëz dhe u infektoi gati 8,100 të tjerë, në 26 vende, në mbi tetë muaj, tha Organizata Botërore e Shëndetit.

Më shumë se 34 mijë e 800 persona janë infektuar nga koronavirusi. Shumica e këtyre rasteve janë shënuar në Kinë, por virusi tashmë ka arritur edhe në Evropë, Australi dhe në Amerikën Veriore.

Vetëm gjatë 27 orëve të fundit, zyrtarët shëndetësor në Hubei raportuan për 81 persona të vdekur.