“Vetëm PSG mund ta përballoj blerjen e Osimhen”, De Laurentiis zbulon shifrën e çmendur që kërkon për sulmuesin

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka ftuar Paris Saint-Germain të bëjë ofertë për blerjen e sulmuesit Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian pritet të qëndrojë në Napoli edhe për sezonin e ri, pasi klube si Bayern Munich dhe Manchester United nuk duken të gatshme të paguajnë shifra të çmendura.

Megjithatë, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka thënë se PSG mund ta blejë Osimhen, por vetëm nëse vendos 200 milionë euro.

“I vetmi klub që mund të përballojë të na largojë Osimhen është Paris Saint-Germain”, ka thënë fillimisht De Laurentiis.

“Pra, nëse Nasser Al-Khelaifi dëshiron të nxjerrë 200 milionë apo më shumë, atëherë ne do të presim dhe do të vlerësojmë”, përfundoi italiani.

Nga ana e tij, Osimhen ka deklaruar se është i lumtur që do të mbetet me Napolin këtë sezon.