Vetëm në korrik, policia pengoi 12 përpjekje për të kontrabanduar 567 migrantë

Policia, një natë më parë, kapi 94 migrantë në një kamion në rrugën rajonale Radovish – Shtip. Migrantët janë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani dhe u janë dorëzuar zyrtarëve të Qendrës Rajonale për çështje kufitare – Lindje. Shoferi dhe shoqëruesi i tij arritën të shpëtojnë nga policia.

Ministria e Brendshme:

“Policia është përpjekur të ndalojë një kamion ” Volvo “me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person deri tani i panjohur, i cili shoqërohej nga një person tjetër. Shoferi ndaloi kamionin, pas çka menjëherë u larguan në drejtim të panjohur.”

Vetëm në korrik, policia pengoi 12 përpjekje për të kontrabanduar 567 migrantë. Përveç tre përpjekjeve për të kontrabanduar një grup të madh migrantësh, Ministria e Brendshme thotë se nuk ka fluks të rritur të hyrjeve ose transitim të paligjshëm nëpër vend.

ALSAT