Rritja e rasteve me Covid-19, vijon anketimi i të infektuarve

Javën e ardhshme do të dihet nëse 200 të sapoinfektuarit e një dite më parë me virusin korona janë rezultat i tubimeve masive gjatë fundjavës festive për Ilinden, ose të sëmurët janë prej vatrave tashmë të ditura. Nga Ministria e Shëndetësisë shprehen se janë duke u anketuar të gjithë pacientët e infektuar, por u nevojitet kohë për përpunimin e të dhënave.

Ministria e Shëndetësisë:

„Në këtë moment jemi duke i kontaktuar dhe janë duke u mbledhur të dhënat. Ky proces zgjatë përafërsisht tre-katër ditë pune, me çka të dhënat do t’i finalizojmë gjatë javës që vjen”.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik Shkup, Aleksandar Stojanov në intervistën për “Radio Evropa e Lirë”, shprehet se personeli mjekësor është tepër i lodhur, ndërsa është shtrohet pyetja edhe deri kur sistemit shëndetësor do të mund ta durojë edhe barrën financiare nga kriza e koronës. Stojanovski shprehet se të rinjtë janë më aktiv, e me këtë edhe më të ekspozuar ndaj virusit, derisa pensionistët janë më shumë të kujdesshëm.

E dini si është te të rinjtë, thonë “Unë nuk kam asgjë, kjo po i ndodh dikujt tjetër”. Por, është fakt se sëmuren dhe përfundojnë në spital. Nuk janë të gjithë raste të rënda, në të shumtën e rasteve janë më të lehta, por ata që do të përfundojnë në respirator kanë problem të madh. Nuk ka asnjë dëshmi të vlefshme pse është kjo kështu, madje edhe te njerëz që nuk kanë komorbiditete, madje edhe te sportistë hasen ndryshime të tilla të përnjëhershme në shëndetin“-tha Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Shkup.

Ndërsa pikërisht të rinjtë, gjatë fundjavës së vazhduar festive për Ilinden i vërshuan vendet turistike në shtet dhe me ahengje masive në plazhet si për shembull në Ohër, silleshin tërësisht në kundërshtim me rekomandimet për mbrojtje nga virusi. Ahengjet përfunduan me kallëzime për pronarët e objekteve, por epilogu shëndetësor nga mosrespektimi i masave tek tani do të përcaktohet.

ALSAT