Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit nëntor u prodhuan 515 076 MËH energji elektrike, sasi jo e mjaftueshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë shpenzuar gjithsej 602 989 MËh, transmeton Portalb.mk.
“Në muajin nëntor të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 602 989 МËh energji elektrike, 38.908 mil. nm3 gaz natyror, 284 700 ton qymyr dhe 94 077 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Më së shumti energji elektrike prodhohet te termocentralet (30.5 %), pastaj te termocentralet e kombinuara (30.6 %), hidrocentralet (29.3 %), turbinat e erës (6 %), panelet solare (2.7 %) dhe centralet me biogaz (0.8 %). Krahasuar me nëntorin paraprak, rritje më e madhe e prodhimit u regjistrua te hidrocentralet (73 %) dhe turbinat e erës (58 %), ndërsa prodhimi më së shumti është ulur te termocentralet (38.8 %).
“Prodhimi i Brendshëm Bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 85.4 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.



